Basketboll

LIGA UNIKE SHPALL KONKURS PËR ORGANIZIMIN E ”FINAL FOUR”-IT TE MESHKUJT

Prishtinë(AsistiOnline) – Nëpërmjet një njoftimi në ueb-sajtin zyrtar, Liga Unike e basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin e ”Final Four”-it të meshkujve.

Në njoftim thuhet se në bazë të nenit 12 të Statutit të Ligës UNIKE dhe nenit 2 të Rregullores së Punës së Bordit Drejtues të Ligës UNIKE, Bordi Drejtues e shpall të hapur këtë konkurs që vijon si mëposhtë:

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

KONKURS
për organizimin e Final Four të Ligës UNIKE, për edicionin 2021/22 që zhvillohet në datat 20-21 Prill 2022.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim e Final Four të Ligës UNIKE.
Për të konkurruar për organizimin e Final Four të Ligës UNIKE, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
a) Të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Rregullores së Garave të Ligës UNIKE;
b) Të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesin dhe finalistët e Final Four, dizajnin e të cilave e përzgjedh Liga UNIKE;
c) Të mos ketë obligime të pakryera ndaj FSHB-së apo FBK-së;
d) Të mbulojë shpenzimet e akomodimit të ekipeve, nga Shqipëria apo nga Kosova;
e) Të mbulojë shpenzimet e akomodimit të personave zyrtarë, nga Shqipëria apo nga Kosova;
f) Të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final Four;
g) Ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final Four të Ligës UNIKE për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
h) Të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e Final Four;
i) Ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final Four për organizim të turneut;
Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me Ligën UNIKE, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, do të jetë Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që do të vendosë për organizatorin e Final Four konform Rregullores së Garave dhe Udhëzuesit për Organizimin e Final Four të Ligës UNIKE.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 08.04.2022, në ora 16:00.
Aplikimet (Shprehjet e Interesimit në formë të prezantimit) për organizimin e “Final Four” do të mund të dorëzohen në email adresën: sekretari@basketbolli.com

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.