Basketboll

VËLLAZNIMI E MBYLL STINORIN NË LIGËN E PARË ME BILANC PERFEKT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vëllaznimi e ka mbyllur sonte stinorin e rregullt të Ligës së parë me fitore të thellë dhe me bilanc të jashtëzakonshëm.

Gjakovarët e kanë dërrmuar Feronikelin në xhiron e fundit, duke e mposhtur thellë 60-95.

Statistikat nga kjo ndeshje nuk funksionuan fare, derisa në njoftimin e klubit gjakovar në faqen e tyre zyrtare në Facebook thuhet se në këtë ndeshje shumicën e minutave për kuqezinjët i luajtën lojtarët që s’patën minutazhë të mjaftushme gjatë sezonit.

Vëllaznimi e mbylli sot stinorin e rregullt të Ligës së parë si lider bindës me 18 fitore nga 18 ndeshje të luajtura.

Derisa kundërshtari i sotëm i Vëllaznimit, Feronikeli me humbjen nga gjakovarët ka rënë edhe zyrtarisht nga Liga e parë për në Ligën e dytë me vetëm 1 fitore e 17 humbje sivjet.

Vëllaznimi do e nisë ”play off”-in e Ligës së parë me përparësi të terenit vendas në të gjitha seritë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.