Basketboll

SUNS FITOJNË DERBIN NDAJ WARRIORS, FITORJA E 9-TË RADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns e kanë vazhduar formën e lartë në këtë stinor të NBA-së edhe ndaj Golden State Warriors.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Monty Williams e mposhti ekipin e Warriors ngushtë 103-107 në një duel mjaftë interesant përgjatë tërë kohës.

Devin Booker pothuajse si zakonisht ishte më i miri te Phoenixi në këtë fitore me 22 pikë, ashtu sikurse edhe Mikal Bridges që shtoi 22 e Deandre Ayton kishte 16 pikë e 16 kërcime.

Te Warriors nuk mjaftuan në asnjë formë për fitore, plotë 38 pikë, 9 kërcime e 7 asiste të Jordan Poole.

Suns tashmë e kanë arritur edhe zyrtarisht ”play off”-in si të parët me 62 fitore dhe 14 humbje aktualisht. Derisa Warriors kanë 48 fitore e 29 humbje dhe janë afër sigurimit të kalimit tutje.

Në ndeshjet e tjera të natës u arritën këto rezultate:

Cleveland – Dallas 112-120.

Indiana – Denver 118-125.

Washington – Orlando 127-110.

Boston – Miami 98-106.

New York – Charlotte 114-125.

Toronto – Minnesota 125-102.

Houston – Sacramento 118-121.

Oklahoma – Atlanta 118-136.

San Anonio Memphis 111-112.

Portland – New Orleans 107-117.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.