Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
VIDEO LAJM – ASISTI 488: KUPA HISTORIKE E LIGËS UNIKE PËR FEMRA TE VENDI I KUPAVE   – AsistiOnline
Basketboll

VIDEO LAJM – ASISTI 488: KUPA HISTORIKE E LIGËS UNIKE PËR FEMRA TE VENDI I KUPAVE  

EKSKLUZIVE 2: INTERVISTA ME ENGIN ATAMANIN, TRAJNERIN KAMPION TË EUROLEAGUES

Pas prezantimit të parë publik të tri trofeve të parë të këtij edicioni, Kupave të Kosovës për meshkuj, femra dhe Ligën e Parë të Meshkujve të Kosovës, në ASIST , te vendi i Kupave vjen ekskluzivisht edhe një Kupë: trofeu historik i kampioneve të Ligës Unike për Femra dhe fitueset, KBF Prishtina.

Në ASISTIN 488 përveç përmbledhjes komplete të gjithë asaj që ndodhi në Final Fourin e Ligës Unike për Femra i cili u zhvillua mesjavën që shkoi në Prishtinë, në edicionin historik të kësaj gare e cila bashkoi basketbollin mbarëkombëtar shqiptarë, mysafirë në studio janë kampionet e KBF Prishtinës,  kapitenia Arbnore Përquku dhe Marigona Rushiti të prira nga trajneri Fidan Shatri

Dhe këta nuk do të jenë mysafirët e vetëm në ASIST sonte.

Blloku Euroleague në ASIST sonte do të jetë shumë më speciale se zakonisht ngase Donat Hashani, reporteri i AsistiOnline ueb-portalit nr.1 në shqiptari për basketboll së bashku me Edmond Vilan, njeriun e afërt me klubin kampion të Evropës, Anadolu Efesin, na sjellin përjetimet nga dy derbit e mëdhenjë që Efesi i zhvilloi javën e kaluar në Stamboll kundër Real Madridit dhe Armani Jeans Milanos.

Ekskluzive nga ky udhëtim: intervista me trajnerin kampion të Euroleagues, Engin Atamanin.

Dhe as kjo nuk është e tëra sepse sonte në ASISTIN 488 jashtëzakonisht të pasur ju pret edhe  shumë e shumë aksion basketbolli:

  • Përfundimi dramatik i edicionit të rregullt i Ligës Unike për meshkuj dhe caktimi i çifteve çerekfinaliste
  • Përmbledhja dhe analiza e detajuar e xhiros 24 e Artmotion Superligës e cila ishte fantastike dhe solli basketboll të bukur dhe rezultate befasuese. Si zakonisht analizën e elitës së basketbollit kosovar e përmbyllim me Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.
  • Superliga e Femrave e përmbylli edicionin e rregullt me përballjene skuadrave që në mesjavë u ndeshën në finalen e LIgës Unike për femra ndërsa u caktuan edhe skuadrat gjysmëfinaliste
  • Rrugëtimin në arenën ndërkombëtare e fillojmë sipas zakonit me Shqiptarët në Botë ku do të shohim se si luajtën Edon Maxhuni, Kenan Spahiu e Ergjan Osmani së bashku me shumë të tjerë dhe më pas do të vizitojmë top parketet evropiane dhe botërore duke udhëtuar në Euroleague dhe NBA.
  • Natyrisht krejt në fund, natën e mirë ASISTI 488 do t’ju thotë me TOP 10 AKSIONET E JAVËS

Gjitha këto dhe shumë më tepër në ASISTIN 488

KËNAQUNI DHE NATYRISHT: ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL

 

 

Komentet janë të mbyllura.