Basketboll

CLIPPERS FITOJNË ME REKORD PIKËSH KËTË STINOR, KAMPIONI I PAFUQISHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers e kanë fituar derbi-duelin e natës në NBA ndaj kampionit aktual, Milwaukee Bucks.

Skuadra nga Los Angjelosi e mposhti Bucksin me shifrat e thella 119-153.

Robert Covington ishte individi më i dalluar te Clippers në këtë fitore me 43 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Amir Coffey me 32 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.

Te Bucks lojë të mirë shfaqën Jordan Nwora me 28 pikë e Bobby Portis me 25 sosh.

Aktualisht, Clippers gjenden të 8-tit me 38 fitore e 40 humbje, derisa Bucks pozicionohen të 2-tit me 48 fitore e 29 humbje.

Rezultatet e tjera të mbrëmjes:

Orlando – Toronto 89-102.

Washington – Dallas 135-103.

Boston – Indiana 128-123.

Houston – Sacramento 117-122.

Memphis – Phoenix 122-114.

Oklahoma – Detroit 101-110.

San Antonio – Portland 130-111.

Denver Minnesota 130-136.

LA Lakers – New Orleans 111-113.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.