Basketboll

PEJA ME FITORE TË LEHTË DHE TË THELLË NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar thellë ashtu edhe siç ishte pritur duelin e parë nga xhiro 27 e ArtMotion Superligës së Kosovës ndaj Dritës.

Pejanët triumfuan thellë në shtëpi ndaj gjilanasve me shifrat përfundimtare 140-49.

Pothuajse i gjithë ekipi i Pejës sot realizoi pikë e më të dalluarit ishin, Stephen Maxwell me 37 pikë e 13 kërcime, Calvin Godfray me 23 pikë e 13 kërcime, Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 13 kërcime, Dardan Berisha me 19 pikë, Courtney Fells me 12 pikë e Darrius Washington me 10 sosh.

Te Drita me lojë të mirë u dalluan, Nart Llapashtica me 18 pikë e Laurant Ibrahimi me 14 sosh.

Peja mbetet në pozitën e tretë me 18 fitore dhe 9 humbje, derisa Drita gjendet e fundit me asnjë fitore sivjet në elitën e basketbollit kosovar dhe tashmë ka rënë zyrtarisht nga elita.

Në xhiron e fundit, Peja i shkon Yllit e Drita luan ndaj Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.