Basketboll

MIAMI HEAT FINALISTI I PARË I LINDJES NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat është skuadra e parë finaliste e Konferencës Lindore në NBA.

Ekipi i Erik Spoelstras ka arritur të triumfojë në duelin e gjashtë të serisë ndaj Philadelphias 90-99, për ta përmbyllur kështu serinë gjysmëfinale me sukses.

Jimmy Butler me 32 pikë, 8 kërcime dhe 4 asiste, si dhe Max Strus me 20 pikë, 11 kërcime e 5 asiste, ishin dy individët që spikatën te kjo fitore me shumë vlerë e Miamit.

Derisa te Philly s’mjaftuan në asnjë formë për barazim serie, Joel Embiid me 20 pikë e 12 kërcime, por as Tyrese Maxey me  20 pikë.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-2, Miami Heat kalon në finale të Konferencës Lindore në NBA e ku do të ndeshet me fituesin e sfidës, Boston – Milwaukee, atje ku seria e fitoreve aktualisht është 2-3 në favorin e Bucks.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.