Basketboll

FBK DËNON RËNDË PEJËN DHE PRISHTINËN, NUK SHPËTON AS TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Incidentet që ndodhën dje dhe para dy ditëve në gjysmëfinalet e ”play off”-it të ArtMotion Superligës së Kosovës s’kanë kaluar pa u ndëshkuar.

Federata e Basketbollit të Kosovës sot nëpërmjet informatorit të saj, ka publikuar dënimet ndaj klubeve, të cilat i ka gjobitur në forma të ndryshme për thyerjen e rregulloreve të saj.

Dënimet më të rënda i ka marrë ekipi i Pejës, kryesisht për organizimin e dobët të sfidës e është dënuar dy ndeshje edhe pa praninë e shikuevse:

  1. KB Peja , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
  2. KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro.
  3. KB Peja , Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
  4. KB Peja ,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
  5. KB Peja , Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve.
  6. KB Peja , Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro.

Pa u dënuar nga ky takim s’ka shpëtuar as ekipi mysafir i Trepçës:

  1. KB Trepça , Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.
  2. KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.
  3. KB trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.

Derisa nga gjysmëfinalja tjetër është dënuar rëndë me gjoba në të holla skuadra e Prishtinës:

  1. KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.
  2. KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.4/Pika 2 te PG denohet me 400 euro.
  3. KB Sigal Prishtina, Konform nenit 49.9 te PG te PG denohet me 300 euro.
  4. KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 49.11 te PG denohet me 1.500 euro.
  5. KB Sigal Prishtina, Konform Nenit 48.14 te PG denohet me 100 euro.

Pas publikimit të këtyre vendimeve, komentues të shumtë në rrjetet sociale kanë kërkuar dënime akoma më të rënda për akterët e këtyre incidenteve me pretekstin se ato shtyejnë në mos-përsëritjen e tyre.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.