Basketboll

BOSTONI E BARAZON EDHE NJËHERË SERINË NDAJ MIAMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bostoni e ka barazuar edhe njëherë serinë finale të Konferencës Lindore në NBA, ndaj Miami Heat.

Celtics arritën që në shtëpinë e tyre në Boston të mposhtin skuadrën e Miamit me shifrat e thella 102-82.

Për këtë fitore të Celtics u përkujdesën, Jayson Tatum me 31 pikë, 8 kërcime e 5 asiste, Payton Pritchard me 14 pikë dhe Derrick White me 13 sosh.

Te Miami ishin të pamjaftueshëm për fitore, Victor Oladipo me 23 pikë e Duncan Robinson me 14 të tjera.

Kjo fitore e Bostonit e barazon serinë finale të Lindjes në NBA me Miamin në 2-2, derisa dueli i pestë zhvillohet me 26 maj në FTX Arena të Miamit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.