Basketboll

DALLASI ARRIN FITOREN E PARË NDAJ WARRIORS NË FINALE TË PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallas Mavericks e kanë arritur fitoren e parë në serinë finale të Konferencës Perëndimore në NBA.

Kjo skuadër arriti ta mposht Golden State Warriorsin me shifrat 119-109.

Si zakonisht, slloveni Luka Doncic ishte individi më i dalluar tek Mavs edhe në këtë fitore me 30 pikë, 14 kërcime e 9 asiste, por u ndihmua edhe nga Dorian Finney-Smith me 23 pikë e Reggie Bullock me 18 sosh.

Tek Warriors s’mjaftuan për fitore, Steph Curry me 20 pikë e Jonathan Kuminga me 17 sosh.

Kjo fitore e Mavs e ngushton serinë finale të perëndimit në 3-1 në favorin e Warriors.

Dueli i radhës zhvillohet me 27 maj në ”Chase Center” të San Franciscos.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.