Basketboll

5SHJA DHE MVP NGA DY NDESHJET E FUNDIT TË FINALES (TREPÇA – YLLI)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ju sjellim pesëshen e javës nga dy ndeshjet e fundit finale të ArtMotion Superligës mes Trepçës dhe Yllit.

1. GRAF (GEY), 2. TMUSIQ (GEY), 3. HAJRIZI (TRE), 4. HARRIS(GEY), 5. GORDON (TRE)

1. Plejmejkeri i javës që solli dy ndeshje finale shpallet Dajuan Graf i Golden Eagle Yllit i cili ishte më i miri me mesatare prej 12,5 pikëve, 7 kërcimeve dhe 7.5 asistimeve, për çka u notua me indeksin mesatar prej plus 18, më të lartin për një plejmejker kte javë.

2. Në pozitën e fundorit vjen Mikaile Tmusiq i cili në dy ndeshje pati po ashtu mesatare prej 12.5 pikëve për ndeshje, 4 kërcimeve dhe nga 2 asistime e 2 topa të vjedhur, dhe për këtë u notua me indeksin mesatar prej plus 10 që ishte më i larti për një fundor të cilët lirisht mund të themi se lanë për të dëshiruar në dy finalet e javës së kaluar.

3. Pozitën e alosë më i miri ishte Drilon Hajrizi i cili pas një shfaqje jo shumë të mirë në Mitrovicë u rikthye si hero në Therandë dhe javën e mbylli me mestare prej 14,5 pikëve, 8.5 kërcimeve, 5 asistimeve dhe 2 topave të vjedhur. Për këtë lojë dhe kontribut, Driloni u vlerësua me indeksin mesatar prej plus 17.5 , gjatë javës së kaluar, me ç’rast shpallet edhe aloja më e mirë.

4. Ktë javë në pozitat e qendrës vazhdojnë të dominojnë dy qendrat rivale, Calvin Harris i Yllit dhe Andreë Gordon i Trepçës. Harris në dy ndeshjet e javës që shkoi luajti me indeks mesatar prej plus 16 duke kontribuar me mesatare prej 6 pikëve, 10 kërcimeve dhe me mesatare të lartë të bllokadave prej 4.5 për ndeshje.

5. Kurse 5shen e javës e kompleton, Andrew Gordon i Trepces i cili vazhdon dominimin me double double mesatare prej 13,5 pikëve dhe 12,5 kërcimeve ndërsa ka shpërndarë mesatarisht nga 2 bllokada dhe ka vjedhur 1 top për t’u notuar me indeksin mestar prej plus 19 që e bënë fuqinë më dominuese gjatë javës që shkoi.

MVP – LOJTAR I JAVËS 

ANDREW GORDON (TREPÇA)

Dilema se kush ishte MVP i javës së kaluar ku u zhvilluan dy ndeshje finale nuk pati fare.

Edhe kte javë, fuqia më dominuese me double double mesatare prej 13,5 pikëve dhe 12,5 kërcimeve dhe me indeksin më të lartë prej plus 19 ishte qendra e Trepçës , Andreë Gordon

Pra, Gordon për herë të dytë rresht shpallet MVP i javës së finaleve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.