Basketboll

LAJM I KEQ NGA SPANJA, PABLO LASO PËSON INFARKT

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i keq ka ardhur sot nga basketbollit spanjoll.

Gjiganti i basketbollit nga Madridi, Reali ka njoftuar sot se trajneri i tyre, Pablo Laso ka pësuar infarkt dhe është shtruar në spital.

Real Madrid C.F. njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në spitalin universitar sanitar “La Moraleja” pasi e pësoi një infarkt të miocardio (muskulit të zemrës)”, thuhet në njoftimin e klubit më të trofeshëm të basketbollit evropian.

Të kujtojmë se Laso sivjet arriti deri në finale të Euroligës me Real Madridin, por që u mposhtën nga Anadolu Efesi.

Me Lason, Los Blancos kanë fituar shumë trofe, përfshirë dy herë Euroligën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.