Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
MPOSHTEN EDHE DJEMTË E KOSOVËS NË 3×3, ELIMINOHEN NGA GARAT – AsistiOnline
Basketboll

MPOSHTEN EDHE DJEMTË E KOSOVËS NË 3×3, ELIMINOHEN NGA GARAT

Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve. Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.

Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie, dhe këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup, derisa garat i mbyllën me 1 fitore e 2 humbje në tërësi.

Komentet janë të mbyllura.