Basketboll

REAL MADRIDI ME NJOFTIM TË RI PËR GJENDJEN E PABLO LASOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit spanjoll dhe evropian, Real Madridit, ka ri-njoftuar sot për gjendjen e trajnerit të tyre, Pablo Laso.

Tekniku spanjoll dje u shtrua në spital, pasi që pësoi një infarkt në zemër e duket se sot gjendja e tij është përmirësuar dukshëm.

Real Madrid C. F. mund të konfirmojë se situata shëndetësore e Pablo Laso, është duke u zhvilluar në mënyrë të favorshme dhe ai tani është larguar nga njësia e ”ICU” në Spitalin Universitar ”Sanitas La Moraleja”. Trajneri ynë është transferuar në një repart ku do të vazhdojë të jetë nën-monitorimin e repartit të kardiologjisë”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

LAJM I KEQ NGA SPANJA, PABLO LASO PËSON INFARKT

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.