Basketboll

EKSKLUZIVE: ERJON KASTRATI KONTAKTOHET NGA TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Erjon Kastrati është njëri prej lojtarëve më të mirë në basketbollin e Kosovës gjatë viteve të fundit e kjo vërehet qartë edhe nga sukseset që arrijnë ekipet ku luan ai.

Paraqitjet e alosë prishtinase në finalen e ArtMotion Superligës me Yllin, pashmangshëm i kanë rënë në sy edhe ekipit kundërshtar të suharekasve në finale, Trepçës.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se është pikërisht klubi i Trepçës që menjëherë pas përfundimit të serisë finale e ka kontaktuar Erjon Kastratin për të qenë pjesë e tyre në stinorin e ri, porse nuk ka diçka konkrete dhe një gjë e tillë ndoshta edhe mund të jetë vështirë e realizueshme, ngase Ylli sivjet pritet të luajë në gara ndërkombëtare dhe dëshiron ta mbajë me çdo kusht, Kastratin në ekip.

Kastrati që po luan te Ylli prej dy sezonesh, ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në sukseset historike të therandasve, ku fituan dy herë me radhë titullin e kampionit të Kosovës, si dhe triumfuan në Ligën Unike e në Superkupën e Ligës Unike.

AsistiOnline.com do të vazhdojë të ju mbajë vazhdimisht të informuar për rrjedhën e merkatos së basketbollit të Kosovës e cila pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë risi e ne do t’ju sjellim ekskluzivisht, andaj qëndroni me ne.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.