Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me nënshtetësi kosovare, Mikaile Tmusiq është larguar zyrtarisht nga skuadra e Golden Eagle Yllit.
29 vjeçari nga Mali i Zi, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar largimin nga ekipi suharekas, derisa ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe tifozët për korrektësinë.
”Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të falënderuar drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët dhe trajnerët më të mirë, për sezonin më të bukur që kam pasur në karrierën time. Dua te ju falenderoj per te gjitha momentet e bukura qe kaluam se bashku gjate gjithe sezonit per te gjitha te keqijat gjithashtu, sepse pa to nuk do arrinim gjithcka qe kemi arritur kete sezon. Për ti falenderuar Xhebrailat për përkrahjen e madhe gjatë gjithë sezonit, sepse pa ta asgjë nuk do të kishte kuptim sa qyteti i Suharekës, ku u ndjeva si në shtëpinë time. Faleminderit edhe një herë”, thuhet në postimin lamtumirës të Tmuskes.
AsistiOnline.com gjatë ditës së djeshme raportoi ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes së lojtarit në fjalë me Trepçës e mbetet vetëm çështje kohe që kjo e fundit ta pranojë edhe zyrtarisht se ka marrëveshje me Tmusiqin.
SUPER-SUPER EKSKLUZIVE: TREPÇA S’KA TË NDALUR, AFËR EDHE ME TMUSIQIN
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.