Basketboll

KONFIRMOHET LAJMI I ASISTIT, BUNJAKU ZYRTARIZOHET TE YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Valon Bunjaku është rikthyer edhe zyrtarisht te Golden Eagle Ylli.

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë AsistiOnline.com, për marrëveshjen finale mes dy palëve, ashtu edhe ka ndodhur, sepse Bunjaku sot u prezantua te skuadra suharekase.

EKSKLUZIVE: RIKTHIMI I VALON BUNJAKUT TE YLLI, VETËM ÇËSHTJE KOHE

”Valon Bunjaku rikthehet tek kampioni! Welcome back”, shkruan njoftimi i shkurtër nga klubi i Yllit sot.
Të kujtojmë se Valoni te Ylli ishte paraqitur edhe gjatë stinorëve 2019/21, duke fituar dy trofetë historikë, Ligën Unike dhe titullit e kampionit me suharekasit.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.