Basketboll

BOSNIA E BEQIRAGIQIT E MPOSHT BULLGARINË ME TRESHEN E DZANAN MUSËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bosnje Hercegovina e ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj Bullgarisë në kualifikimet e fazës së parë në Kupën e Botës 2023.

Skuadra që pak ditë më parë e emëroi në krye të Kombëtares, Adis Beqiragiqin që në Kosovë shkroi historinë me klubin e Golden Eagle Yllit, fitoi në formë dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 76-73.

Ekipi boshnjak fitoi në sekondën e fundit me treshen nga 8 metra të Dzanan Musës i cili edhe pse i hupi në fund 4 nga 4 gjuajtje të lira, arriti ta ‘nxjerrë’ veten me këtë treshe.

Bosnja me këtë fitore e siguroi fazën e dytë të kualifikimeve evropiane për Botëror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.