DREJTUESIT E PRISHTINËS E NDJEKIN NGA AFËR SFIDËN, KROACI – FINLANDË
Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e Sigal Prishtinës e kanë përcjellur nga afër duelin mes Kroacisë dhe Finlandës i vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës.
Presidenti Burim Maraj dhe ish-presidenti Blerand Stavileci së bashku me nënkryetarin e klubit Shkumbin Jakupi, siç ka mësuar AsistiOnline.com udhëtuan drejt Rijekës me ftesë të selektorit të Kroacisë, Damir Mulaomeroviq.
Por, takimi me ish-trajnerin e skuadrës së tyre, nuk ishte i vetmi për drejtuesit e Prishtinës. Ata janë takuar edhe me yllin e Finlandës, basketbollistin me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni, madje AsistiOnline.com ka mësuar se edhe e kanë ofertuar për të qenë pjesë e Prishtinës, por një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.