Basketboll

TREPÇA DO TË NDESHET ME KËTË KUNDËRSHTAR NËSE E KALON GOTTINGENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Trepçës sot e mësoi kundërshtarin e parë në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

Në raundin e parë, mitrovicasit do të ndeshen me skuadrën gjermane, BC Gottingen, derisa sfida pritet të zhvillohet rreth fundit të shtatorit e vendi ku do të luhet ballafaqimi mbetet për t’u konfirmuar.

Skuadra fituese mes Trepçës dhe Gottingenit do të ballafaqohet në gjysmëfinale të kualifikimeve me ekipin portugez të Sporting Lisbonës.

Sistemi i kësaj gare parasheh që të luhet vetëm një ndeshje në fazat kualifikuese dhe ajo do të jetë në formë turneu.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.