KOSOVA U20 (M) E FILLON EVROPIANIN ME HUMBJE NGA SUEDIA
Prishtinë(AsistiOnline) – Me një humbje të pakëndshme e ka nisur Kampionatin Evropian – Divizioni B, Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt.
Djelmoshat tanë u mposhtën nga Suedia me rezultat 81-69.
Vetëm çereku i parë nisi më mirë për Kosovës që e fitoi ngushtë (13-16), derisa nga i dyti e deri në të fundin, suedezët morën kontrollin duke i fituar tri periodat vijuese (26-15, 21-19, 21-19) dhe shënuan fitore me meritë.
Te Kosova sot në këtë duel hapës u dalluan, Drilon Shala e Dion Sheqiri me nga 13 pikë, si dhe Fatlind Shoshaj me 10 pikë.
Te Suedia në fitore kontribuan, Wilhelm Falk me 20 pikë e Bo Klintman me 15 sosh.
Duelin e dytë në këtë Evropian, Kosova e zhvillon pasnesër ndaj Maqedonisë së Veriut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.