Basketboll

REZART MEHMEDI ZYRTARIZOHET TE PRISHTINA, KONFIRMOHET EDHE NJË LAJM I ASISTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rezart Mehmedi është prezantuar sot si lojtari më i ri i Sigal Prishtinës.

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë ekskluzivisht AsistiOnline, saktësisht ashtu edhe ka ndodhur me Mehmedin që nga Aurora italiane do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË SHKUPJANI I RADHËS QË PRITET TË TRANSFEROHET TE PRISHTINA

Të kujtojmë se Prishtina deri tani ka kompletuar shtabin teknik me në krye me trajnerin e njohur turk, Ekrem Memnun dhe asistentët, Murat Bilge, Andin Rashica e Adonis Morina, gjersa nga lojtarët ka vazhduar kontratat me Jetmir & Lejson Zeqirin, Muhamedali Janjevën e Jan Palokajn, gjersa ka transferuar Valmir Kakrukin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.