SERIA E DOBËT VAZHDON, KOSOVA MPOSHTET NGUSHTË NGA IRLANDA
Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e gjashtë rresht ka ardhur për Kosovën U18 te meshkujt, sot në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djemtë tanë janë mposhtur nga Irlanda me shifrat 72-73.
Edhe pse i fitoi tri periodat e para (22-19, 24-20, 16-15), minusi prej 9 pikëve në çerekun e katërt (10-19) i kushtoi me humbjen e radhës në këtë Evropian ekipit kosovar.
Si zakonisht edhe sot, Bardh Istrefi ishte më i dalluari te Kosova me 27 pikë, derisa nga 12 e 8 sosh, shtuan Olsi Kurtaj e Arlind Konjuhi.
Pa 6 ndeshjeve, Kosova ka 6 humbje në këtë Evropian dhe ende nuk është përcaktuar kundërshtari i radhës për pozitat 18-22.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.