Basketboll

PONTE PRIZRENI PREZANTON TRANSFERIN E TRETË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka prezantuar sot edhe transferin e tretë të huaj.

Bardhezinjët kanë njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën, Donnie Tillman

23 vjeçari është i gjatë 202 centimetra dhe luan në pozitat 4-5.

Tillman prej vitesh është pjesë e ligës së kolegjeve amerikane nē NCAA1 me shumë skuadra si Utah, UNLV dhe së fundi e New Mexico State, ku ka luajtur me mesatare prej 6.4 pikë e 3.4 kërcime për ndeshje.

Tillman pritet t’ju bashkohet dy përforcimeve tjera të huaja te prizrenasit së bashku me Ivan Koljeviq dhe Wayne Arnold.

Më poshtë mund të gjeni video të paraqitjeve nga lojtari:

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.