Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
PAK OPSIONE NË TREGUN E KOSOVËS, RAHOVECI PAS METI THAÇIT? – AsistiOnline
Basketboll

PAK OPSIONE NË TREGUN E KOSOVËS, RAHOVECI PAS METI THAÇIT?

Prishtinë(AsistiOnline) – Viteve të fundit në basketbollin e Kosovës është vënë në pah mungesa e basketbollistëve vendorë e kjo më së shumti po ju kushton klubeve.

Këtë afat kalimtar veror u vërejt shumë mungesa e lojtarëve vendorë të cilët janë të paktë në numër, klubet kosovare po detyrohen të kërkojnë alternativa të tjera për tu kompletuar.

Së fundmi është skuadra e Rahovecit që siç ka mësuar AsistiOnline.com, po insiston ta transferojë në radhët e veta, talentin shqiptar nga Shkupi, Meti Thaçi.

Madje sipas po të njëjtave burime, ‘vreshtarët’ janë të interesuar ta regjistrojnë Metin edhe si të huaj nëse është nevoja, vetëm e vetëm që ta kenë në radhët e veta.

Por që, sa është e ndershme kjo? Natyrisht që aspak me një lojtar puro-shqiptar me baba dhe nënë që i gëzojnë pasaportën e Kosovës, pse ti mohohet e drejta edhe të birit të tyre të njihet si kosovar?

Realisht, në parim flitet se Meti e ka refuzuar një gjë të tillë, sepse sipas tij është e palogjikshme që ai të vije në Rahovec si i huaj, por edhe se ka ofertë të majme në klubin shqiptar të Çairit me të cilët sivjet siguroi elitën maqedonase dhe ishte prej individëve më meritorë në këtë sukses historik.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim, se a do ta shohim Metin në fanelën e Rahovecit, aty ku edhe babai i tij, Muja nënshkroi kontratë para disa ditëve në rolin e kryetrajnerit dhe ishte kjo një lëvizje tepër e qëlluar e klubit ‘vreshtar’ që moti komplimente të shumta për zgjedhjen që bëri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.