Basketboll

EUROBASKETI 2022 – NUK TRANSMETOHET NË ASNJË TELEVIZION KOSOVAR!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i keq vije për të gjithë basketbolldashësit kosovarë të cilët sivjet mund edhe të mos i shijojnë emocionet e shteteve evropiane.

Kampionati Evropian apo Eurobasket 2022, nuk do të transmetohet nga asnjë televizion kosovar, madje as nga ai shtetëror, Radio Televizioni i Kosovës.

Në të shumtën e rasteve, tradicionalisht kampionatet evropiane dhe botërore të basketbollit i ka transmetuar RTK-ja, por kjo nuk do të ndodhë sivjet.

AsistiOnline.com ka kontaktuar me njërin prej drejtuesve të sportit në RTK, Artan Muhaxhirin i cili e ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë transmetim të Eurobasketit.

”Jo këtë vit nuk e kemi ne të drejtën e Eurobasket”, është përgjigjur shkurtimisht Muhaxhiri.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, as platformat e tjera sportive në vend nuk do ta transmetojnë këtë kompeticion prestigjioz evropian dhe kësisoj shikuesit kosovarë nuk do të mund ta shohin Eurobasketin, së paku jo në televizionet vendore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.