Basketboll

GREQIA DHE IZRAELI VAZHDOJNË ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e ditës së tretë në Eurobasket 2022.

Greqia e ka fituar derbin ndaj Italisë me rezultat të ngushtë 84-81 dhe ka radhitur fitoren e dytë nga po aq ndeshje e Italia pësoi sonte humbjen e parë, gjersa ka edhe 1 fitore tjetër.

Giannis Antetokounmpo me 25 pikë dhe Tyler Dorsey me 23 sosh, ishin dy individët që spikatën te Greqia në këtë fitore. Gjersa te Italia s’mjaftuan, Simone Fontecchio me 26 pikë e as Achille Polonara me 14 sosh.

Greqia në xhiron e ardhshme takohet me Britaninë e Madhe, gjersa Italia ndeshet me Ukrainën.
__________________________

Në anën tjetër, fitore tejet të vështirë por meritore sonte ka arritur edhe Izraeli që e përmbysi epërsinë e Holandës dhe fitoi në fund 67-74, për të radhitur fitoren e dytë nga po aq ndeshje e Holanda ka dy disfata nga dy ndeshje.

Deni Avdija edhe sonte ishte më i miri te Izraeli me 21 pikë, gjersa Yam Madar shtoi 14 sosh. Te Holanda ishin të pamjaftueshëm, Worthy De Jong me 12 pikë e Charlon Kloof me 11 sosh.

Në duelet e ardhshme, Izraeli luan ndaj Polonisë e Holanda përballet me Republikën Çeke.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.