Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit dihet që është skuadra më e vjetër e basketbollit kosovar me 77 vite histori.
Për dallim nga vitet e kaluara kur klubi nuk kishte ambicie shumë të mëdha, sivjet është paralajmëruar diçka krejt ndryshe dhe luftë e madhe për trofe.
Pas mbarimit të edicionit 2021/22, Bashkimi e kishte mbajtur Kuvendin Zgjedhor të klubit, ku struktura menagjeriale kishte pësuar ndryshime pothuajse komplete.
Me tu konsoliduar drejtuesit e rinj, Bashkimi shpejtë filloi riorganizimin e skuadrës, fillimisht duke e përzgjedhur shtabin teknik në krye të të clit i’a besoi postin, Darko Raduloviqit me të cilin kishte bashkëpunuar edhe stinorin e kaluar.
Raduloviq sivjet do të ketë përkrah vetes edhe tre asistentë nga Prizreni, Edon Godenin, Edin Kërveshin dhe Elbesar Gështenjën, të cilët klubi i ka angazhuar për ta kompletuar shtabin teknik.
TRAJNERI KRYESOR: 42 vjeçari i lindur në Shkup, te Bashkimi erdhi gjatë fundit të stinorit të rregullt dhe arriti që Bashkimin ta largojë nga fundi i tabelës duke i shpëtuar ”play out”-it dhe duke u inkuadruar në ”play off”, ku pastaj u mposht nga Peja 2-0 në seri. Sa i përket karrierës si trajner, Raduloviq e kishte nisur te Vardari fillimisht si ndihmës (2016-2018) e pas kësaj klubi i’a kishte besuar postin e kryetrajnerit poashtu për dy sezone (2018-20). I ishte kthyer përsëri postit të ndihmësit në stinorin 2020/21, por kësaj rradhe te MZT, derisa në edicionin e fundit e kishte drejtuar MZT-në si kryetrajner, derisa erdhi te Bashkimi.
Edon Godeni te Bashkimi angazhohet pas përvojës së gjatë si drejtues i shkollës së basketbollit në Prizren, Megasport, Edin Kërveshi rikthehet te Bashkimi pas një kohe të gjatë ku së fundmi ishte asistent i Arbnor Rifatit te Ponte Prizreni e Elbesar Gështenja ka vazhduar kontratën.
Nga lojtarët, Bashkimi sivjet vazhdoi kontratat me kapitenin Qëndrim Biraj, Hajriz Hazerin dhe Altin Gashin, gjersa riktheu në ekip si transfere basketbollistët prizrenas, Altin Morina nga rivali lokal Ponte Prizreni, Arion Balluku nga Rahoveci, Ujkan Karanezi nga Vëllaznimi.
Nga ekipi janë larguar, Valon Bunjaku,Alban Veseli, Elvan Iljazi e Ensar Muriqi, si dhe të huaj, Julien Lewis, John Forveus, Terrence Thompson e Corey Ross.
Bashkimi sivjet ka bërë edhe disa transfere të forta vendore: duke transferuar Fisnik Rugovën nga Rahoveci e Daniel Lekndreajn nga Peja.
Padyshim që Fis Rugova sivjet është prej transfereve më të bujshme te Bashkimit. Ai edicionin që lamë pas, ishte prej individëve kryesorë te Rahoveci me mesatare prej 12.8 pikë, 7.7 kërcime e 3.3 asiste. Të kujtojmë se në të kaluarën, Rugova ka luajtur edhe te Prishtina e Peja
Ndërsa transferi i dytë me shumë bujë është Daniel Lekndreaj nga Peja që u kontestua shumë nga kjo e fundit për faktin se insistonte se ka kontratë valide me të. Danieli në dy vitet e fundit fillimisht është paraqitur te Prishtina e më pas tek Peja dhe me të dyja klubet e ka nga një trofe.
TRANSFERET E HUAJA TE BASHKIMIT
DaVonte Lacy. Lojtari në fjalë është i gjatë 1.93 centimetra dhe së fundmi është paraqitur në Bundesliga 2 të Gjermanisë me skuadrën Jena, tek të cilët ka luajtur me mesatare prej 10.4 pikëve, 2.3 asisteve e 2.4 kërcimeve. Përpos Gjermanisë ku ka luajtur në disa ekipe (Ehingen, Karlsruhe, USC Heidelberg), Lacy është paraqitur edhe në Austri (Vienna dhe Gussing), Turqi te Merkezefendi, në Holandë te Donari dhe në Sllovaki te Levice.
Brian Fitzpatrick. Amerikano- irlandezi, Brian vie në Prizren pas një karriere të bujshme në liga të ndryshme botërore si: greke, daneze, japoneze, çeke, argjentinase, islandeze, ukrainase dhe së fundmi në atë uruguaiane me mesatare prej 9.5 pikëve, 5.9 kërcimeve e 1.9 asisteve. Alo-qendra 32 vjeçare gjithashtu ka qenë përfaqësues i kombëtares Irlandeze.
Edhe Fahro Alihoxhiq do të jetë një prej transfereve të huaja te klubi më i vjetër kosovar, Bashkimi. Fahro luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë plotë 208 centimetra e së fundmi ka luajtur për skuadrën nga liga e parë greke, Charliaos tek të cilët ishte prej lojtarëve kryesorë me 13.4 pikë e 7.8 kërcime për ndeshje. Natyrisht që kualitetet e tij veçse dihen, sepse sa ishte te Prishtina gjatë sezonit 2019/20 ku u paraqit në tri gara (Superligë, Champions League dhe FIBA Europe Cup), ku kishte shkëlqyer me double-double mesatare prej 16 pikëve e 12 kërcimeve. Përpos Kosovës dhe Greqisë (Promitheas, Panionios, Rethymno), Alihodzic në të kaluarën ka luajtur edhe në Kaposvari (Hungari), Leuven Bears (Belgjikë), Estudiantes dhe London Lions (Angli).
Prentiss Nixon, 25 vjeçari është i gjatë 187 centimetra dhe luan në pozitat 1/2. Ai do të vije në Prizren pas një sezoni të suksesshme në ligën letoneze me ekipin e Ogree ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3.1 asiste për ndeshje. Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë, Finlandë, Lituani dhe Ukrainë.
Dhe transferi i fundit i huaj, C.J Keyser. Lojtari në fjalë është i gjatë 190 centimetra dhe luan në pozitat 2/3. 25 vjeçari te Bashkimi vije pas përvojës me koelgjin amerikan nga NCAA1, Old Dominion tek të cilët luajti me mesatare prej 14.5 pikëve, 2.8 kërcimeve e 1.7 asiste për ndeshje.
Me këtë roster, Bashkimi do ta nis stinorin e ri të garave nga i cili pret shumë. Përpos garave vendore, Bashkimi ka bërë kërkesë për të luajtur edhe në Ligën Ballkanike, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.
/AsistiOnline.com/


