Under Header

spot_img

TE PRISHTINA NDRYSHIME RRËNJËSORE DHE SYNIME TË QARTA PËR RIKTHIM TEK TROFETË

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është skuadra më e trofeshme jo vetëm në basketbollin e Kosovës, por edhe shqiptari.

Sukseset e shumta të klubit bardhekaltër në dy vitet e fundit, paksa kishin mbetur nën-hije, por duket se sivjet normaliteti për ta mund të rikthehet.

Një mobilizim i hershëm është parë sivjet në radhët e klubit emblematik kryeqytetas, që ka nisur herët riorganizimin me emërimin e trajnerit të mirënjohur turk, Ekrem Memnun në krye të skuadrës.

Memnun është trajner me rejting të madh në basketbollin turk dhe evropian, duke drejtuar ekipe të mëdha në Turqi, madje ka të fituar edhe një titull të Euroligës me Galatasarayn tek femrat. 52 vjeçari, në stinorin që po lëmë pas e drejtoi ekipin e Galatasarayt te meshkujt, duke zhvilluar një sezon fenomenal me ta e në të kaluarën ka udhëhequr edhe me Efesin, Darussafakën dhe kombëtaren e Turqisë te femrat. Memnun ishte trajner te Prishtina edhe gjatë viteve 2003-2005, ku kishte fituar Kupën e Kosovës në vitin 2005 dhe po atëherë ishte përzgjedhur si trajneri i vitit në vend.

Me emërimin e trajnerit të parë, Prishtina vazhdoi me kompletimin e shtabit teknik ku afër vetes Memnuit i ka sjellur një trajner që në Kosovë vije hiç më pak se nga skuadra e rregullt në Euroligë, Baskonia. Ekipi bardhekaltër ka angazhuar në radhët e veta, ndihmës-trajnerin turk me përvojë edhe nga Euroliga, Murat Bilge. Beshiktashi dhe Baskonia, janë dy skuadrat në të cilat ka punuar, Bilge dhe sigurisht do të jetë cilësi shtesë për shtabin teknik kryeqytetas. Për Beshiktashin, Bilge kishte shërbyer plotë shtatë vite (2013-2020) në Superligën e Turqisë e së fundmi ka qenë asistent në skuadrën e madhe spanjolle, Baskonia që pothuajse rregullisht luan në Euroligë, kjo skuadër sivjet zuri vendin e katërt në Superligën e Spanjës dhe ka titull të fituar edhe në Euroligë.

Me Sigal Prishtinën sivjet ka vazhduar kontratën edhe njeriu besnik i klubit dhe një prej analizuesve më të mirë shqiptarë të basketbollit, Andin Rashica, që do ti asistojë Memnunit për rikthimin e sukseseve te Prishtina.

Nga lojtarët, Prishtina ka vazhduar kontratat me Jetmir & Lejson Zeqirin, Muhamedali Janjevën, Jan Palokajn, Arber Berishën & Dren Dedushajn, gjersa ka kryer ardhjen më të bujshme të viteve të fundit, rikthimin e Dardan Berishës nga Peja, pa i harruar edhe dy shqiptarët nga Maqedonia, Valmir Kakruki e Rezart Mehmedi, si dhe të rinjët Genc Zeqiri e Norik Binqe.

TRANSFERET E HUAJA TË PRISHTINËS

Dustin Thomas: Lojtari në fjalë është i gjatë 203 centimetra dhe te Prishtina vije pas përvojës pozitive me ekipin izraelit ”Ironi Naharyia” me mesatare prej 15.6 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asisteve. Me Ironin, Thomas luajti edhe në Ligën Ballkanike ku u zgjodh për sezonin e rregullt të kaluar, ku më pas ndihmoi skuadrën për ta zënë vendin e tretë në ”FINAL FOUR” në këtë ligë. Paraqitje fantastike Thomas ka pasur edhe në Ligën e parë të Izraelit me mesatare prej 14.2 pikë, 7.9 kërcime dhe 2.3 asiste duke ndihmuar skuadrën në promovimin  në elitën izraelite. Thomas më parë ka luajtur edhe në Qipro , Finlandë, Francë dhe Izrael.

Lojtari i dytë i huaj: Amerikano-gjermani, Derrick Wilson. Lojtari në fjalë luan në pozitën e plejmejkerit dhe është i gjatë 185 centimetra, kurse te Prishtina vije pas përvojës me ekipin elitar hungarez, ”Zalakeramia” tek të cilët u paraqit me 13.4 pikë, 3.7 asiste e 3 kërcime për ndeshje. Ai ka qenë aktiv edhe gjatë kësaj vere në një ligë verore në SHBA. Në të kaluarën, Wilson karrierën profesionale e kishte filluar në Danimarkë, duke luajtur për tre vite. Në sezonin 2017/18 ishte pjesë e skuadrës Horsens, ku pati mesatare prej 10.2 pikë, 3.4 kërcime dhe 3.4 asiste me të cilat e ndihmoi skuadrën për t’u shpallur nënkampionë të Danimarkës, pastaj u transferua në Suedi tek skuadra Djurgarden me të cilën shkëlqeu me mesatare prej 19.8 pikë, 5.2 kërcime dhe 4.5 asistime. Paraqitje fantastike ai pati në Turqi me skuadrën e Sigortam në Ligën e parë me 17.7 pikë për ndeshje.

Dhe transferi i fundit i huaj është, qendra malazeze, Pavle Djurisic. Djurisic, 22 vjeçar, është i gjatë 207cm dhe luan në pozitën tipike të qendrës. Djurisic më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën “Austin Peay Governors” për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në Elitën Belge. Në sezonin e fundit luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.

Nga Prishtina sivjet pati edhe largime, si rasti i Meriton Ismailit, Don Polloshkës e Donat Rexhepit.

Kryeqytetasit sivjet rikthehen në garat evropiane, ku do të luajnë në FIBA Europe Cup, garë kjo në të cilën janë ekipi i vetëm kosovar që janë kualifikuar ndonjëherë në TOP-16 ekipet më të mira e në rast se nuk kualifikohet në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup, Prishtina do të luajë në kompeticionin tjetër evropian, ”ENBL” me ekipe nga Polonia, Çekia, Lituania, Estonia e Letonia.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme