Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
TË RIKTHYER NË SUPERLIGË, BESOJNË FUQISHËM NË TJETËR ‘KËNGË’ – AsistiOnline
Basketboll

TË RIKTHYER NË SUPERLIGË, BESOJNË FUQISHËM NË TJETËR ‘KËNGË’

Prishtinë(AsistiOnline) – Para dy viteve kishin rënë nga elita për një ‘fije floku’ e rikthimi i tyre nuk vonoi shumë, në vitin e parë Vëllaznimi e siguroi rikthimin.

Skuadra gjakovare që po drejtohet nga një strukturë mjaftë serioze e njerëzve, për rikthimin në elitë e ka përgatitur një roster mjaftë ambicioz me çka do të synojë stabiltet.

Me në krye të shtabit teknik kroatin, Franko Sterle dhe ndihmësit e tij, Shkumbin Kumnova dhe Josip Plantak, Vëllaznimi ka kryer disa transfere vendore dhe të huaja, derisa ka vazhduar edhe disa kontrata, por nuk kanë munguar as largimet.

33 vjeçari, Sterle nga Kroacia i cili te Vëllaznimi po rikthehet pas një periudhe 6 mujore ku kishte drejtuar Vëllaznimin edhe gjatë stinorit vjeshtor në vitin e kaluar. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Bashkimin e meshkujve dhe atë të femrave e para ardhjes në Kosovë, për 6 vite kishte shërbyer si ndihmës trajner te skuadra e madhe kroate, Zara. Nga përvojat e Sterles që vlejnë të ceket janë, drejtimi në mënyrë zingjirore si trajner i parë i gjeneratave të reja të Zarës si: U-12, U-14, U-16 dhe U-18.

Lojtarët e stinorit të kaluar, Atik Koshi, Driton Rraci, Bleonis Tanushi e Rron Dahsyla kanë vazhduar kontratat me ekipin, ndërsa emrat si: Arber Sinani nga Prishtina e Re, Burim Zekiqi nga Trepça, Don Polloshka nga Sigal Prishtina e Shendrit Llapi nga Istogu, janë ardhje të reja vendore te gjakovarët.

Krahas transfereve vendore te Vëllaznimi, kanë zbarkuar edhe pesë të huaj dhe AsistiOnline.com në vijim ju sjell profilet e tyre:

Will Brown, qendër 213 centimetërshe i cili te gjakovarët vije pas performancës me skuadrën elitare greke, Jindřichův Hradec me të cilët zhvilloi 21 ndeshje me mesatare, 8 pikë e 5.3 kërcime. Derisa para dy stinorëve ishte paraqitur me ekipin elitar rumun, Constanta në 23 ndeshje me mesatare, 6.7 pikë e 4.7 kërcime. Në Evropë, Brown ka ardhur nga kolegji amerikan i Fayetteville State University që bën gara në NCAA2.

Damonte Dodd i gjatë 211 centimetra dhe që luan në pozitën tipike të qendrës. Amerikani në fjalë pritet të jetë prej lojtarëve kryesorë te kuqezinjët me përvojën që ka, ku edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit elitar polak, GTK Gliwice e në të kaluarën ka luajtur në USA me kolegjin Maryland për katër vite, pastaj në dy ekipe të NBA-G League me Suns dhe Celtics. Dodd ka luajtur edhe në Çeki dhe Meksiko.

Jordan Notch është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4/5, gjersa stinorin e kaluar ka luajtur në NCAA2 me kolegjin amerikan ”Adams State” me mesate prej 13.3 pikëve e 5.1 kërcimeve.

Jordan Harris i pozitave 2/3 i gjatë 185 centimetra dhe Vëllaznimi do jetë avenura e parë e tij në Evropë. Deri tani ai ka luajtur për kolegjin nga NCAA2 ”Grand Valley State” me mesatare prej 10.7 pikëve, 4.1 asiste e 2.7 kërcime për ndeshje.

Anthony Adger, amerikani që luan në pozitën e plejmejkerit dhe vije si zëvendësim i Preston Knowles që u largua ditë më parë, është emër i njohur për basketbollin e Kosovës. Adger është i gjatë 185 centimetra dhe luan në pozitat 1/2 dhe te gjakovarët vije pas performancës së stinorit të kaluar në Bosnje me ekipin elitar ”Promo” ku luajti me mesatare prej 9.4 pikëve, 3.7 asisteve e 2.6 kërcimeve. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe në Qipro e Finlandë, gjersa me skuadrën kosovare të Yllit ishte paraqitur në vitin pandemik me 15.4 pikë, 4.8 asiste e 2.4 kërcime për ndeshje.

Vlen të ceket se nga skuadra janë larguar lojtarët si, Besnik Azemi, Bardh Rexha, Ujkan Karanezi, Michael Green dhe Engjull Sollova.

Vëllaznimi sivjet do të bëjë gara vetëm në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.