Basketboll

TURQIA E LËSHON FITOREN NGA DORA, FRANCA ÇEREKFINALISTI I PARË I EUROBASKETIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Franca është skuadra e parë çerekfinaliste e Eurobasket 2022.

”Gjelat” e mposhtën Turqinë pas vazhdimeve me shifrat minimale 86-87, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 77-77.

Ekipi i Turqisë e kishte rezultatin në dorë 19 sekonda para fundit (77-73), e dy gjuajtjet e lira të humbura dhe humbja e topit nga Bugrahan Tuncer, e dërguan ndeshjen në vazhdime, ku më pas Franca e dominoi ndeshjen dhe fitoi takimin.

Rudy Gobert te Franca ishte dominues me 20 pikë, ndihmuar edhe nga Evan Fournier e Thomas Heurtel me nga 13 pikë.

Te Turqia, Bugrahan Tuncer kishte 22 pikë e Furkan Korkmaz shtoi 18 pikë. Ergjan Osmani luajti për 32 minuta dhe realizoi 7 pikë, 3 kërcime, 3 vjedhje topash, 1 asist e 1 bllokadë.

Franca arrin të kualifikohet në çerekfinale të Evropianit, atje ku e pret fituesin e duelit Serbi-Itali. E Turqia eliminohet nga gara.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.