Basketboll

POLONIA E IGOR MILIÇIQIT NË ÇEREKFINALE TË EUROBASKETIT, KOMPLETOHET ÇIFTI I PARË I KËSAJ FAZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Polonia është skuadra e radhës çerekfinaliste e Eurobasket 2022.

Ekipi që sivjet për selektor e ka ish-basketbollistin e dikurshëm të Trepçës, Igor Miliçiq, sot e mposhti Ukrainën me shifrat e përgjithshme 86-94.

Plejmejkeri A.J. SLAUGHTER me 24 pikë, ishte atuja kryesore e polakëve edhe sot, gjersa u ndihmua fuqishëm nga Mateusz Ponitka me 22 sosh.

Te Ukraina ishin të pamjaftueshëm për fitore, Vyacheslav Dobrov me 15 pikë e Issuf Sanon me 13 sosh.

Në çerekfinale, Polonia takohet me Slloveninë e Ukraina eliminohet nga gara.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.