Basketboll

GJERMANIA E SHPARTALLON GREQINË FAVORITE, KOMPLETOHET ÇIFTI I PARË GJYSMËFINAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Eurobasketit 2022.

Skuadra gjermane ka arritur ta shpartallojë favoriten në letër, Greqinë për ta mposhtur me shifrat dyshifrore 107-96.

Greqia e fitoi pjesën e parë 57-61, por gjermanët në pjesën e dytë ndezën ‘motorët’ për ta fituar ndeshjen me plotë meritë.

Dennis Schroder me 26 pikë ishte thjesht i pandalshëm në radhët e gjermanëve sonte, por pati përkrahje të madhe edhe nga Andreas Obst e Franz Wagner me nga 19 pikë, si dhe Daniel Theis me 13 e Johannes Thiemann me 10 pikë.

Te Greqia s’mjaftoi për fitore performanca e zakonshme e Giannis Antetokounmpos me 31 pikë, por sonte as Giannoulis Larentzakis me 18 pikë.

Me këtë fitore, Greqia arrin gjysmëfinalen e Eurobasketit 2022, atje ku do të takohet me Spanjën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.