Basketboll

Kompletohen gjysmëfinalistët e Eurobasket 2022, dy super-ndeshje na presin pasnesër

Prishtinë(AsistiOnline) – Me duelin e fundit të mbrëmjes së sontme mes Polonisë dhe Sllovenisë, janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste të Eurobasketit 2022.

Në duelet e djeshme çerekfinale, Spanja e mposhti Finlandën e Edon Maxhunit 100-90, për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndërsa në duelin e dytë çerekfinal, Gjermania e mposhti Greqinë e Antetokounmpos 107-96, për të arritur gjysmëfinalen e madhe.

Ndërsa në duelet e sontme, Franca e fitoi duelin dramatik ndaj Italisë pas vazhdimeve 93-85 e Polonia e shokoi Slloveninë 87-90.

Në duelet gjysmëfinale të Eurobasket 2022, pasnesër takohen:

Poloni – Francë, ora 18:00.

Gjermani – Spanjë, ora 20:30.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Berlin të Gjermanisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.