Basketboll

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Eurobasketit, ky është orari i tyre

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Eurobasketit 2022.

Katër skuadra do të luftojnë për të arritur fazën grandioze të turneut më prestigjioz për shtete në basketbollin evropian, shkruan AsistiOnline.com

Në duelin e parë, Polonia që befasoi me ndeshje të mira, takohet me Francën e cila ka dozën e Kombëtares favorite në këtë duel, për shkak të rosterit me emra cilësorë, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ishte pikërisht Polonia që sivjet tregoi se në basketboll fiton ai që angazhohet më shumë.

Dueli mes Polonisë dhe Francës, zhvillohet nga ora 17:15.

E dueli i dytë që cilësohet edhe si derbi gjysmëfinal, është ai në mes të Gjermanisë dhe Spanja. Gjermanët sivjet ‘shkelën’ pothuajse këdo që ju doli përpara, andaj sot shihen si skuadër favorite, ndaj një Spanje që sivjet, për dallim nga vitet e tjera e ka kombinuar përvojën me talentët e rinjë dhe ka treguar lojëra fenomenale.

Dueli mes gjermanëve dhe spanjollëve, nis nga ora 20:30.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.