Basketboll

Prishtina e mposht thellë kampionin aktual, i’a shkakton disfatën e dytë radhazi

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar derbin e ditës në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar thellë në Therandë ndaj kampionit aktual me rezultat 56-77.

Ndeshja nisi më mirë për Prishtinën që e fitoi çerekun e parë 21-27, gjersa periudha e dytë i takoi ngushtë ekipit vendas (14-13), me ç’rast Prishtina shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi  35-40.

Në pjesën e dytë, Prishtina e dominoi krejtësisht ndeshjen edhe pse pritej rikthimi i Yllit, ai nuk ndodhi e mysafirët fituan dy periodat e fundit dhe vendimtare (9-14, 12-23) të cilat iu siguruan fitoren me meritë.

Devin Thomas shënoi më së shumti pikë te Prishtina sot, gjithsejt 16 e Rezart Mehmed kishte 13, si dhe Derrick Wilson e Jan Palokaj që shtuan nga 11 pikë.

Te Ylli, ish-basketbollisti i Prishtinës Bashir Ahmed kishte 16 pikë dhe Chris Harris shtoi 14 sosh.

Momentalisht, Prishtina ka 1 fitore e 1 humbje e Ylli ka 2 disfata nga 2 ndeshje të zhvilluara.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina ndeshet me Vëllaznimin e Golden Eagle Ylli i shkon Pejës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.