Basketboll

Ekskluzive (VIDEO-LAJM): Adis Beqiragiq flet në ASIST për përvojën fenomenale në Eurobasket, rrëfen shumë gjëra të padëgjuara

Prishtinë(AsistiOnline) – 10 ditë pas mbrojtjes së titullit të kampionit të kosovës me Golden Eagle Yllin, jehoi lajmi se Adisi është emëruar selektor i Bosnjës e Hercegovinës.

Kombëtarja e këtij vendi, pas dorëheqjes së Vedran Bosniqit, një tjetër emri të njohur në basketbollin tonë u gjend në situatë shumë të vështirë pasi ishte në prag të ndeshjeve të vështira kualifikuese për Botërorin 2023 dhe Eurobasketit 2022.

Për më tepër, Federata e Bosnjës e Hercegovinës kishte shumë telashe të mëdha financiare dhe kjo ishte një barrë e madhe dhe detyrë e vështirë të cilën Adisi, përkundër gjitha rrethanave e pranoi.

BEQIRAGIQI FILLIMISHT MBAN GJALLË SHPRESAT PËR BOTËRORIN 2023 DUKE MPOSHTUR FRANCËN

Fillimisht me 1 Korrik, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023, Adisi dhe Bosnja e Hercegovina u mposhtën nga  Çekia në Pragë, mirëpo vetëm 3 ditë më vonë në Sarajevë i mbajtën shpresat gjallë duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të ngushtë 76:73 dhe atë me treshen e çmendur të Xhanan Musës në sekondën e fundit.

Kështu u kualifikuan në rrethin e dytë të garave për Botëror ku në GRUPIN  K, përveç Lituanisë dhe Çekisë që u kualifikuan së bashku me BeH iu bashkuan edhe Francës, Malit të Zi dhe Hungarisë.

Ndërkohë , në fund të Gushtit, pikërisht para Eurobasketit, Bosnja e Hercegovina i zhvilloi dy ndeshjet e para të këtij grupi.

Fillimisht me 24 Gusht , në Moraqa të Podgoricës u mposhtë thellë nga malazezët mirëpo vetëm tre ditë më vonë, me 27 Gusht në Sarajevë , Adisi fitoi trilerin ndaj Francës dhe atë pas dy vazhdimeve duke gjunjëzuar trekolorët të cilët, në momentin kur e realizuam intervistën me Adisin u kualifikuan në finale të Eurobasketit.

Me këtë fitore, Adisi dha sinjal se ky njeri vazhdon të bënë mrekulli.

PËRKUNDËR HUMBJES SË NËNËS, BEQIRAGIQI MBLEDH FUQI DHE BËNË MREKULLI NË EUROBASKET

Por, personalisht, vetëm disa ditë pas këtij triumfi Adisi pati një humbje të madhe familjare, nëna e tij ndërroi jetë .

Përkundër kësaj humbjeje të madhe, arkitekti i suksesit historik i Golden Eagle Yllit që fillimisht mbajti gjallë shpresat e BeH për kualifikim në Botëror 2023, Adisi e la dhimbjen anash dhe në Eurobasket bëri mrekulli duke e udhëhequr kombëtaren në mënyrë maestrale dhe po të mos ishte, kte lirisht mund ta themi, referimi katastrofal kundër nikoqirëve Gjermanisë dhe Francës … BeH dhe Adisin do ta shikonim minimum në çerekfinale.

Sidoqoftë , pas kësaj aventure fenomenale e cila na gëzoi gjithë neve në Kosovë pasi këtë njeri e kemi në elitën e basketbollit tonë, Adisi u kthye në Suharekë dhe ASISTI në vazhdim ju sjell bisedën speciale me të…

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.