Basketboll

Ekskluzive: Bashkimi sivjet nuk fal, liron amerikanin Lacy për shkak të mos-përmbushjes së pritshmërive

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi sivjet është prej skuadrave më të organizuara në Kosovë dhe ka synime të qarta për ti kërkuar trofetë.

Prizrenasit kanë krijuar një ekip tejet konkurrues e kjo u pa edhe në derbi-duelin ndaj Trepçës të cilin e humbën tejet ngushtë.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, drejtuesit e Bashkimit tashmë e kanë liruar nga skuadra amerikanin Devonte Lacy, për shkak se nuk i ka përmbushur pritshmëritë për të cilat klubi e ka angazhuar.

Po të njëjtat burime që njoftuan për largimin e Lacy i kanë thënë AsistitOnline, se Bashkimi shpejtë pritet ta zëvendësojë Lacyn me një lojtar tejet kualitativ.

Bashkimi sivjet përpos garave vendore, ka bërë kërkesë që të luajë edhe në BIBL, por Federata e Basketbollit të Kosovës një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ende.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.