Basketboll

Muhammed Thaçi flet për paraqitjen e Edonit në Eurobasket, tregon edhe se ku është Kosova në këtë aspekt

Prishtinë(AsistiOnline) – Mysafir special në ASIST-in 501, ishte ish-basketbollisti i madh shqiptar, Muhammed Mujo Thaçi që tash është trajner me potencial unik.

Muja që aktualisht po e drejton ekipin e Rahovecit, në ASIST foli për paraqitjen e Edon Maxhunit në Eurobasket, por s’la pa e përmendur edhe Ergjan Osmanin, si dhe Përfaqësuesen e Kosovës e cila sipas tij, është larg të luajturit në një kompeticion të tillë.

Po për neve është krenari me pa çdo shqiptar që luan në Kampionat Evropian. Edoni dhe Ergjani e kanë ngritur edhe kualitetin, dmth emrin e shqiptarëve në basketboll, normalisht që jam i kënaqur posaçërisht që Edoni ka bërë më shume suksese sesa Ergjani. Ergjani është në fillim, ku pas shumë viteve ka arritur edhe ta marrë pasaportën e Turqisë edhe pse s’ka pasur të drejtë të luajë në Turqi, si lojtar vendor. Shpresoj që do të shtohen emrat në Kampionatin Evropian edhe pse ne si shqiptarë, jemi larg për të luajtur në Kampionatin Evropian, por shpresa vdes e fundit. Duhet të punohet, por edhe të gjinden njerëzit e duhur, për të punuar”, tha Muja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.