Basketboll

”Ai qytet ka diçka më të madhe se dashurinë për basketboll”, Muja ka një mesazh për qytetarët e Rahovecit

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Rahovecit, Mujo Thaçi i ftuar në ASIST-in 501, s’ka lënë pa e përmendur edhe skuadrën e tij.

Ai ka folur veçanërisht për publikun i cili sipas tij është unik dhe se do të japin më shumë se maksimumin për ti gëzuar.

Unë besoj që Rahoveci do të jetë befasi, jo që unë jam trajner, por ai qytet ka diçka shumë më të madhe se dashurinë ndaj basketbollit. Edhe pse ne jemi euforik si popull, me një fitore ngritemi, një humbje zbritemi, është problematike në mentalitetin tonë si shqiptarë, duhet kontinuitet. Por, unë premtoj se ne do ta bëjmë maksimumin dhe do të punojmë shumë më shumë sesa duhet, për ti arritur ato që i kemi caktuar si target në fillim të sezonit”, potencoi Muja në ASIST-in 501.

Komentet janë të mbyllura.