Basketboll

Golden Eagle Ylli sonte debuton në gara ndërkombëtare, luan ndaj Benficës për CHL

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli sonte debuton në gara ndërkombëtare jashtë vendit.

Klubi therandas do të luajë ndaj kampionit aktual të Portugalisë, Benficës në Lisbon.

Për kampionin e Kosovës kjo do të jetë hera e parë që paraqitet në gara evropiane dhe pritet të ketë punë të vështirë ndaj një ekipi serioz si Benfica.

Ndeshja me Benficën do të zhvillohet sonte në Portugali nga ora 22:00, sipas kohës tonë lokale.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Nëse Ylli nuk arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.