Basketboll

Ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Prishtinës, Albert Dula

Edhe një lajm i hidhur është publikuar ditën e sotme, pas atij të djeshmit për vdekjen e ish-kryetarit të FBK-së, Behlul Beqaj.

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta ish-basketbollisti i gjeneratës së vjetër të KB Prishtinës, Albert Dula.

Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artë të KB Prishtinës, duke kontribuar edhe në bordin e klubit prishtinas, por ai ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës.

Me rastin e vdekjes së doajenit të basketbollit Albert Dula, AsistiOnline.com i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes të së ndjerit, por edhe gjithë komunitetit të basketbollit kosovar, për edhe një humbje tjetër të një njeriu i cili kontriboi mjaftë për basketbollin.

 

Komentet janë të mbyllura.