Basketboll

Ylli nënshkruan me amerikanin e radhës

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka kryer edhe një transfer të huaj.

Pas nisjes katastrofale të sezonit me katër humbje rresht, therandasit sot kanë ndërhyrë në merkato edhe me një transfer.

Bëhet fjalë për fundorin amerikan, Jay Threatt i cili ka përvojë të madhe në liga të forta evropiane në Francë, Lituani, Greqi, Poloni e së fundmi ka qenë pjesë e ekipit polak, Morskie Szczecin.

Te Szczecini, Threatt ka luajtur me mesatare prej 10.1 pikë, 5.2 asiste e 8.2 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.