Basketboll

Prishtina dhe Muhamedali Janjeva ndajnë rrugët

Prishtinë(AsistiOnline) – Muhamedali Janjeva më nuk është basketbollist i Prishtinës.

Lojtari dhe skuadra kryeqytetase kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme dhe tash ai është lojtar i lirë.

Ish-kapiteni i Prishtinës në edicionin e kaluar  sivjet e zhvilloi vetëm një ndeshje me Prishtinën ku kishte 5 pikë e 1 kërcim, gjersa stinorin e kaluar kishte zhvilluar 34 ndeshje mesatare prej 8.4 pikëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.