Basketboll

New Basketi dhe Drita vazhdojnë me fitore, MH Prishtina e arrin të parën

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar tri duele nga xhiro e dytë e Ligës së parë të meshkujve ku fitore kanë arritur skuadrat favorite.

New Basketi arri fitoren e dytë me radhë, kësaj here duke e mposhtur Gjakovën e Re me rezultat tejet të thellë 78-93 dhe kështu arriti fitoren e dytë nga 2 ndeshje.

Në anën tjetër, fitoren e dytë me radhë dje e arriti edhe Drita që e mposhti në udhëtim As Prishtinën 65-94 dhe njësoj si New Basketi edhe Drita regjistroi fitoren e dytë të stinorit.

Në duelin e tretë të mbrëmjes, MH Prishtina triumfoi ndaj Boreas 93-80, për të regjistruar fitoren e parë të stinorit, karshi 1 humbje.

Ditën e sotme zhvillohen edhe dy ndeshje, ku Bora e pret në kryeqytet ekipin e Happy Dukagjinit, ndërsa Prishtina e Re luan ndaj Istogut.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.