Trepça e fiton Superkupën Mbarëkombëtare
‘Xehetarët’ triumfuan në finalen kundër Tiranës me shifrat 52:92. Sfida finale u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët mitrovicas, që kishin përgatitur edhe një koreografi speciale me legjendat e historisë shqiptare, Skënderbeu, Adem Jashari dhe Isa Boletini.
Takimin e ka përcjellë nga afër Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis.
MVP i finales është shpallur Erjon Kastrati, çmim të cilin ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Trofeun e Kupës e ka dorëzuar Ilir Trebicka, Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.
Gjithashtu edhe gjyqtarët e finales janë nderuar nga Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.
Komentet janë të mbyllura.