Basketboll

ASISTI 505 komplet emisioni me katër kapitenët, por edhe shumë gjëra tjera ekskluzive (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Në terminet e zakonshme në Artsport dhe Klan Kosova të hënën u transmetua ASISTI 505 dhe i cili ishte spektakolar si zakonisht.

Përmbajtja e tij ishte shumë e pasur me shumë mysafirë, raporte dhe intervista ekskluzive.

Në pjesën e parë, të dytë dhe të tretë të emisionit u bisedua me katër kapitenët, Arti Hajdari (Peja), Qëndrim Biraj (Bashkimi), Valdrin Haxhiu (Trepça) dhe Gëzim Morina (Ylli).

Në pjesën e katërt, një pjesë e shkurtër e fundit dhe pesëshja e MVP nga xhiro e gjashtë e Superligës:

Në pjesën e pestë, storia e përgatitur për debutimin historik të Yllit në FIBA Europe Cup.

Në pjesën e gjashtë u diskutua me mysafirët në studio për debutimin e Yllit në FIBA Europe Cup.

Në pjesën e shtatë, storia për Superligën e Femrave te xhiro e gjashtë.

Në pjesën e tetë, blloku i shqiptarëve në botë.

Tek pjesa e parafundit u transmetua storia paralajmëruese për nisjen e stinorit të ri në NBA.

Dhe në pjesën e fundit, normalisht ajka me top-10 aksionet e xhiros gjashtë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.