Basketboll

Ndryshime në strukturën drejtuese te Rahoveci, lënë të nënkuptohet se Alban Rama është larguar

Prishtinë(AsistiOnline) – Faqja zyrtare e KB Rahovecit ka lëshuar së fundmi një komunikatë zyrtare në lidhje me zhvillimet aktuale që po ndodhin aty.

‘Vreshtarët’ kanë njoftuar se janë në proces të ndryshimeve në kryesinë e klubit, si dhe po e presin edhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

E duket se kryetari i deritanishëm, Alban Rama është larguar nga kjo detyrë dhe në krye të klubit pritet të vije një njeri i ri e me ambicie të reja.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, në krye të Rahovecit mund të vije një njeri shumë serioz dhe bagazh të madh në menaxhim, por për hir të korrektësisë redaksia jonë nuk do e publikojë emrin e tij.

Tutje në komunikatën zyrtare të klubit, thuhet se përkundër rezultateve të fundit, Rahoveci po vazhdon punën për tu konsoliduar dhe do të ketë angazhim maksimal që të përmbushjen pritjet e tifozëve për ta ngritur klubin aty ku e ka vendin dhe të largohet nga kjo krizë momentale.

Komunikata e lëshuar nga KB Rahoveci:

Mund të jetë një imazh i teksti

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.