Basketboll

Dy shqiptarë në listën e gjerë të Atamanit për kualifikimet e Kupës së Botës te Turqia

Prishtinë(AsistiOnline) – Turqia e ka publikuar sot listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që i zhvillon gjatë këtij muaji për kualifikimet e Kupës së Botës 2023.

Në përzgjedhjen e gjerë të selektorit me nam, Ergin Ataman, janë të ftuar edhe dy basketbollistët me prejardhje shqiptare, por me nënshtetësi turke, Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani.

Kenani sivjet po luan te Pinar Karsiyaka me formë tejet të mirë edhe në Ligën e Kampionëve e Ergjan Osmani po luan te Darussafaka, ku edhe kjo e fundit, përpos në Ligën turke, paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve.

Turqia duelin e parë e luan me 11 nëntor në Stamboll ndaj Belgjikës e në duelin e dytë i shkon Serbisë në Beograd  me 14 nëntor.

Të kujtojmë se Ergjani luajti me Turqinë në Eurobasket 2022, derisa Spahiu në të kaluarën përpos paraqitjeve me Turqinë A, ka fituar medalje me shpresat e Turqisë, madje me U18 e kishte fituar të artën në Divizionin A, ku ishte përzgjedhur MVP.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.