Basketboll

Prishtina përforcon trapezin me qendër amerikane

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës më në fund e ka forcuar pozitën e qendrës me një lojtar shtatëgjatë.

Kryeqytetasit kanë nënshkruajtur me basketbollistin amerikan, Brooks DeBisschop, 24 vjeçar dhe i gjatë 206cm. DeBisschop më parë ka luajtur në NCAA për ”Northern Arizona” me mesatare prej 11.9 pikë, 8.1 kërcime dhe 2.9 asisteve për ndeshje.

Karrierën profesionale ai e filloi në Bjellorusi me Borisfenin (36 ndeshje: 12 pikë, 9.1 kërcime, 1.6 bllokada për ndeshje), më pas tek skuadra nga Bundesligën gjermane me Fraport Skyliners (9 ndeshje; 3.7 pikë, 4.6 kërcime për ndeshje) dhe së fundmi në Meksikë me Astros (37 ndeshje; 8.5 pikë, 8.1 kërcime, 1.4 asiste për ndeshje).

Brooks njihet si një lojtarë mjaftë i lëvizshëm, atletik dhe me saktësi në gjuajtje me të dyja duart.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.